Të paktën 180 herë në ditë në ekranin LED të rrugës së spitalit, nga 07:30 deri në mesnatë. Nga 100 € në muaj.
Oferta ka vetëm 10 vende. Kur zihen, mbyllet.
Çdo paketë ka të paktën 180 përsëritje në ditë. Çmimi varet vetëm nga gjatësia e reklamës.
| Reklama | 1 muaj | 6 muaj | 1 vit2 muaj falas |
|---|---|---|---|
| 10 sekonda | 100 € | 600 € | 1.000 €≈ 83 € / muaj |
| 20 sekonda | 150 € | 860 € | 1.500 €= 125 € / muaj |
| 30 sekonda | 200 € | 1.100 € | 2.000 €≈ 167 € / muaj |
Mesatare nga 06:00 deri në mesnatë. Orët e pikut: 07:30–08:30, 12:00–13:00 dhe 16:00–17:00.
Ekrani është në krahun e djathtë për kë shkon drejt spitalit dhe Grykës së Rugovës. Pranë kryqëzimit ka gungë shpejtësie, kështu makinat ngadalësohen pikërisht para ekranit.
Pamje nga droniShifrat janë vlerësimet tona, të marra në minimum.
Hap në Google MapsZgjidh një logo ose foto nga telefoni. E vendosim në billboard këtu në faqe, në moment. Skedari mbetet te ti, nuk dërgohet askund.
Në WhatsApp, Viber ose Instagram.
Të tregojmë si del biznesi yt në ekran, para se të paguash.
Dizajni statik falas, ose e përshtatim videon tënde për ekranin.
Pagesa paraprakisht, me bankë ose cash. Reklama del brenda 2 orësh.
Tani në ekran
Çmimi mujor për 180 përsëritje në ditë: 10 sekonda 100 €, 20 sekonda 150 €, 30 sekonda 200 €. Për 6 muaj dhe 1 vit çmimi është më i ulët, shih tabelën. Oferta e nëntorit: 15 sekonda për 3 muaj, 200 €, deri më 15 nëntor.
180 herë në ditë. Ekrani punon çdo ditë nga 07:30 deri në mesnatë dhe reklama jote del rreth çdo 6 minuta. Në 3 muaj janë mbi 16.000 përsëritje.
Në Rr. Wesley Clark në Pejë, rruga e spitalit. Është në krahun e djathtë për kë shkon drejt spitalit dhe Grykës së Rugovës, pranë kryqëzimit dhe gungës së shpejtësisë, ku makinat ngadalësohen. Hap në Google Maps
Zakonisht brenda 30 minutave pas pagesës, më së shumti 2 orë.
Po. Dizajnin statik nga logoja dhe oferta jote e bëjmë falas. Video e animuar bëhet me kërkesë.
Po, edhe çdo ditë. Ekrani është i lidhur online, kështu ndryshimi bëhet shpejt.
Ditën e parë të dërgojmë foto dhe video nga ekrani, pastaj një foto çdo javë dhe një raport çdo muaj me numrin e përsëritjeve. Në këtë faqe e sheh edhe çfarë po luhet tani në ekran.
Paraprakisht, me bankë ose cash.
Foto ose video në raport 3:2, për shembull 1920×1280 px, MP4 ose JPG. Na dërgo atë që ke, pjesën tjetër e rregullojmë ne.